FOTOT/ Dy shkolla të reja hapin dyert për nxënësit në Tiranë

8

“Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qiriazi” janë dy shkollat më të reja që i shtohen kryeqytetit, me kushte bashkëkohore, klasa moderne dhe terrene sportive, të cilat mund të përdoren pas mësimit edhe nga komuniteti.

Shkolla “Kiço Blushi” dhe ajo “Sevasti Qiriazi” u përuruan dje në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.

Vetëm në vitin 2022 në Tiranë u ndërtuan 12 shkolla të reja, ndërsa në gjithë vendin janë ndërtuar në total 79 shkolla.