FOTOT/ I vjen në ndihmë bujqësisë e turizmit, drejt përfundimit ura në rrugën Fier-Seman

39

Në Fier po vijon puna në kantierin e ndërtimit të urës Dërmënas, në rrugën Fier – Seman, e cila do të ndikojë në rritjen e sigurisë rrugore.

Falë investimit të qeverisë shqiptare nëpërmjet FSHZH-së, me fondet e Bakës Botërore (BB) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), shumë shpejt do të kemi një urë me parametra bashkëkohore që do i përshtatet investimit që pritet të bëhet në rrugën Fier- Seman/bregdet

Ky investim synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit, bujqësisë dhe ndërlidhjen rajonale, përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesor të rritjes ekonomike dhe punësimit.