FOTOT/ Jergucat-Sarandë, punimet për bajpasin drejt përfundimit

96

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) informoi sot se punimet për ndërtimin e bajpasit në segmentin rrugor Jergucat-Sarandë janë drejt përfundimit.

Sipas ARRSH-së, ndërtimi i këtij bajpasi u bë me qëllim shmangien e galerive nëntokësore të ish-minierës pas çedimit të tokës si pasojë e fenomenit postminerar.

“Në segmentin rrugor Jergucat-Sarandë, pranë ish-Minierës së Kripës së Gurit, Dhrovjan po vijojnë punimet për ndërtimin e një bajpasi si pasojë e fenomenit postminerar të cedimit të sipërfaqes, ku janë shfaqur hinkat në livadhin buzë përroit të Vrisit rreth 15-20 m nga përroi. Devijimi i këtij segmenti, me qëllim shmangien e galerive nëntokësore të ish-Minierës së Kripës, ka një gjatësi rreth 400 m dhe do të bëjë të mundur funksionimin normal dhe të sigurt të segmentit rrugor Jergucat-Sarandë. Punimet kanë ecur me ritme të mira ku aktualisht po bëhet asfaltimi”, bën të ditur ARRSH.