FOTOT/ “Made in Albania”, fabrikë e re në Gramsh me 300 vende të reja pune

152

Në Gramsh është hapur një fabrikë e prodhimit të Peletit Ushqimor që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin

Kjo fabrikë ka të paktën 300 të punësuar, duke i dhënë një hov të ri Gramshit.

Aktualisht ky sektor i ekonomisë sonë furnizohet vetëm nga importi dhe ky investim e kjo fabrikë në Gramsh do të prodhojë “made in Albania”.

Brenda pak javëve fabrika nis prodhimin, ndërsa vazhdon njëkohësisht edhe trajnimi paraprak i punëtorëve.