FOTOT/ Mollët e Dibrës dhe historia frymëzuese e Vehipit, që ka ngritur një sipërmarrje model

74

Mollët e Dibrës janë të njohura në tregun shqiptar dhe “Kop. Frut 2012” është një histori suksesi, jo vetëm për Dibrën, por për gjithë agrobiznesin shqiptar.

Një shembull frymëzues sesi një sipërmarrje private bashkëpunon edhe me fermerë të tjerë që kultivojnë fruta të të gjitha llojeve, duke u kthyer në lider.

Kjo qendër e madhe e grumbullimit, ruajtjes dhe përpunimit të frutave është mbështetur me fonde nga AZHBR, si dhe ka përfituar nga programi “IPARD Like”.

Themeluesi i kësaj kompanie është Vehip Salkurti, shembulli i njeriut që duke punuar me përkushtim dhe me pasion ia doli mbanë t’i çojë deri në fund idetë e tij. Puna flet vetë.

Këtu nuk grumbullohen dhe përpunohen vetëm frutat nga plantacionet e vetë Vehipit, por edhe të shumë fermerëve të Dibrës dhe zonave të tjera të vendit.

Shihni fotot, ku kjo kompani prodhon edhe lëngun bio të mollëve/ PO.AL