FOTOT/ Nis zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës Përmet – Çarshovë, ja detajet e investimit

54

Përmetit, i njohur ndryshe si qyteti i trëndafilave, kulinarisë, glikove të veçanta, mikëpritjes dhe ujërave termale i shtohet një projekt i ri.

Bëhet fjalë për projektin: “Sistemim, asfaltim i rrugës Përmet – Çarshovë”, pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Përmet – Carshovë që lidh rrugën kryesore kombëtare SH4 me qytetin e Këlcyrës, Përmetit dhe Çarshovës dhe më tej me kufirin me Greqinë në Pikën Doganore të “Tre Urave”. Kjo rrugë është edhe pjesë e segmentit rrugor Tepelenë – Korçë – Kapshticë. Rruga fillon në dalje të qytetit të Përmetit dhe arrin në fshatin Carshovë.

Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përfshin ndërhyrjet e mëposhtme:

-Rikonstruksion të aksit rrugor dhe zgjerim të trupit të rrugës
-Ndërtim vepra arti
-Sinjalistikë rrugore vertikale dhe horizontale
-Mbrojtëse metalike anësore në të gjithë gjatësinë e rrugës (Guardrails)
-Ndërtim kanali për largimin e ujërave të shiut

Rikonstruksioni i rrugës do të përmiresojë cilësinë dhe sigurinë e qarkullimit duke ruajtur gjurmën ekzistuese të rrugës.