FOTOT/ Një shkollë e re model hap dyert për vogëlushët në Krujë

78

Shkolla 9-vjeçare “Sherif Dervishi” në Budull të Krujës, punimet për të cilën nisën në maj të këtij viti, tashmë ka hapur dyert për 230 nxënës të kësaj zone.

Kjo shkollë është pjesë e bllokut të dytë të shkollave të financuara 100% nga Bashkimi Evropian.

Shkolla ka 14 ambiente të reja me laboratorë fizike, kimie dhe informatike, sallë shumëfunksionale, bibliotekë, palestër dhe fushë sportive të hapur.