FOTOT/ Një tjetër shkollë model hap dyert për nxënësit në Tiranë

30

Shkolla “Qazim Turdiu” në Tiranë, hapi dyert këtë vit të ri shkollor më e bukur, më e fortë dhe më e madhe, pas rrënimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Me një sipërfaqe prej mbi 6 mijë metra katrorë, shkolla e re është projektuar për një kapacitet prej 900 nxënësish, duke plotësuar nevojat për arsim të zonës ku ndodhet dhe duke dyfishuar numrin nga kapaciteti ekzistues.