FOTOT/ Një urë e re, me arkitekturë të veçantë i shtohet Tiranës

110

Tiranës i shtohet një urë e re, e cila do të lidh Bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta” dhe që do tu vijë në ndihmë banorëve që jetojnë në lagjet në dy anët e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Në 3 vite, Tiranës i janë shtuar 3 ura të reja mbi Lanë.

Ura e re do të jetë vetëm për këmbësorët dhe ajo i vjen në ndihmë mijëra banorëve të Njësisë 5 dhe 7 që jetojnë në këtë zonë.

Ura siç shihet edhe nga fotot ka një strukturë të veçantë, çka veç funksionit primar, atë për kalimin e këmbësorëve, do të përmirësojë ndjeshëm edhe imazhin e zonës përreth.