FOTOT/ Përfundojnë banesat e reja edhe për 49 familje në Zall-Herr

29

Banorët në Zall-Herr, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar me shtëpi shumë herë më të mira se më parë.

Në bllokun e ri të banimit do të strehohen 49 familje.Familjet e prekura nga tërmeti në Zall-Herr, do të marrin në pronësi shtëpitë e reja, në një lagje të ndërtuar posaçërisht për ta, me infrastrukturë dhe shërbime model, në tokë që është në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Përpos strehimit të sigurt dhe me standarde bashkëkohore për banorët e zonës, investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.