FOTOT/ Perla e turizmit, një tjetër projekt po realizohet në luginën e Valbonës

51

Valbona prej vitesh është kthyer në një nga pikat më tërheqëse të turizmit vendas, që vit pas viti është në rritje.

Natyra e mrekullueshme, si dhe investimet private e publike, e kanë kthyer këtë zonë në magnet për turistët.

Por së fundmi aty po realizohet edhe një projekt tjetër. Në mbështetje të turizmit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka filluar zbatimin e projektit:

“Ndërtimi i sistemit të kanalizimeve dhe impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Valbonë”, projekt i cili do t’i shërbejë jo vetëm banorëve por edhe turisteve vendas dhe të huaj.

Aktualisht punimet janë përqendruar në shtrimin e tubacioneve në linjën kryesore dhe linjën sekondare.

Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare pritet të ketë një imapkt të drejtpërdrejtë në mirëqënien e banorëve si dhe në rritjen e bizneseve familjare dhe jo vetëm.