FOTOT/ Po ti a e ke vendosur flamurin? Tirana vishet kuqezi

82

Atmosfera festive ka nisur që të ndihet në kryeqytet.

Thuajse çdo pallat apo shtëpi private ka filluar që të vishet me ngjyrat kombëtare dhe është vendosur edhe simboli ynë kombëtar, flamuri kuq e zi.

Festa e madhe e Pavarësisë pritet që ta kthejë për të dytin vit radhazi sheshin “Skënderbej” në një pikëtakimi për të gjithë ata që ndihen patriotë, atdhedashës, e që e duan dhe e nderojnë tokën tone.

Sikurse është bërë tashmë traditë, me rastin e festive kombëtare Tirana mbledh qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit si dhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Festimet do të kulmojnë me Natën e Bardhë, e cila rezervon një larmishmëri aktivitetesh në Tiranë. Ekspozita, opera, filma, koncerte deri në orët e para të mëngjesit si dhe një superkoncert me të ftuar special.

Të gjithë ndjehen të përshkuar nga një lloj entuziazmi dhe euforie, ku pa dyshim sundojnë dozat e krenarisë kombëtare.