FOTOT/ Qukës-Qafë Plloçë, aksi që do të zbulojë pjesën tjetër të Shqipërisë magjepsëse

705

Në kantierin Qukës – Qafë Plloçë vijojnë punimet për ndërtimin e këtij aksi rrugor të shumëpritur, i cili shkurton distancën dhe kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit si dhe rrit sigurinë rrugore.

Ky aks do të hapë perspektiva të reja ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj zone.

E gjithë rruga është 43.3 km ku në 10 km e para kalon përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas vazhdon në malësinë e Mokrës, e cila njihet si një zonë me male të larta dhe të thepisura dhe për shkak të kësaj do të ndërtohen një numër i madh muresh mbajtës dhe pritës, më shumë se 20 (njëzet) ura dhe viadukte, si dhe një tunel 375 m i gjatë.

Rruga do të ketë gjerësi prej 12 m, nga të cilat 2 korsi me gjerësi 3.75 m secila (7.5 m total), 2 bankina të asfaltuara me gjerësi 1.5 m secila dhe 2 bankina të paasfaltuara me gjerësi 1 m secila

Rruga Qukës – Qafë-Plloçë ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit, pasi bashkon Korçën me Tiranën, duke lidhur.