FOTOT – Rehabilitohen rrugët e brendshme të Elbasanit

16

Një tjetër investim në infrastrukturë është drejt përfundimit në rrugët dhe rrugicat e lagjes “Ahmet Duhanxhiu” të qytetit të Elbasanit.

Me këtë investim total në infrastrukturë tashmë lagjja “Ahmet Duhanxhiu” ka marrë një zgjidhje përfundimtare.

Investimi nisi me instalimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha për të vijuar më pas në shtrimin e asfaltit ndriçimin, dhe trotuarin.