FOTOT/ Sheshi i Burrelit merr pamje krejtësisht të re

62

Në sheshin “Ahmet Zogu” dhe parkun “Geraldinë”, pjesë e zonës historike të qytetit të Burrelit vijon puna për rehabilitimin e tyre.

Bashkia e Matit publikoi disa pamje nga puna për rikualifikimin e këtyre dy parqeve. Ky projekt është investim i kryer në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, e cila ka akorduar 69 milionë lekë për rehabilitimin e dy parqeve të qyteti të Burrelit.

Sipas bashkisë, ky projekt jo vetëm që do t’i japë një imazh tjetër qytetit të Burrelit, por do të krijojë akoma më shumë hapësira çlodhëse për qytetarët.

Ndërhyrja synon të krijojë gjithashtu një hapësirë multifunksionale e të përshtatshme për aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen në qytet. Gjithashtu në këtë shesh ndodhen te grupuara dhe godinat  më të rëndësishme administrative për qytetarët.

Parku i qytetit është ndër më të preferuarit nga qytetarët dhe ishte lënë në harresë për vite me radhë.