Tirana ishte kryeqendra e festimeve e shqiptarëve për festën e ndërrimit të viteve. Mijëra qytetarë zgjodhën që spektaklin e fishekzjarrëve, shoqëruar dhe me tingujt e muzikës ta ndjekin në sheshin “Skënderbej”.
Festa në sheshin kryesor të shqiptarëve kulmoi me spektaklin e fishekzjarrëve organizuar nga bashkua e Tiranës por të hedhura dhe nga vetë qytetarët. Si asnjëherë tjetër, qielli ndriçoi nga ky spektakël shumëngjyrësh, duke krijuar një atmosferë magjike.
Qytetarët iu gëzuan këtij momenti të veçantë, ndërsa nuk munguan dhe urimet për Vitin e Ri.
Për të festuar në shesh pati edhe qytetarë nga trevat shqiptare apo dhe përtej kontinentit. Një urim të veçantë për vitin 2023, patën edhe të vegjlit.
Edhe pas magjisë së fishekzjarrëve, shqiptarët vijuan festën duke shijuar tingujt e muzikës në koncertin që vijoi edhe në orët e para të mëngjesit të 1 Janarit.