FOTOT/ Unaze e Madhe, hapet aksi nga mbikalimi Farkës deri tek Materniteti i ri

124

Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment i Unazës së Madhe të Tiranës.

Duke nisur nga sot segmenti që nis nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri do të jetë i aksesueshëm për të gjitha drejtuesit e automjeteve duke lehtësuar në këtë mënyrë lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.

Ndërkohë po punohet me ritme të larta në lotet e tjera të kësaj vepre të rëndësishme për kryeqytetin.