FOTOT/ Zgjidh problemin e trafikut, drejt përfundimit bajpasi i Beratit

25

Në Berat është drejt përfundimit bajpasi i qytetit, i cili do t’i ofrojë qytetarëve dhe turistëve një infrastrukturë më të mirë.

Ky investim zgjidh problemin e trafikut dhe ndotjen mjedisore në rrugën “Antipatrea”, si dhe lehtëson hyrjen dhe daljen nga qyteti i Beratit edhe për banorët e bashkisë Poliçan dhe Çorovodë.

Ky segment prej 4.2 kilometra, nis në fillim të rrugës “Santa Lucia” (Stadiumi i Vjetër) dhe përfundon në kufi me Bashkinë Poliçan (Stacioni i fundit urban). Në kuadër të këtij investimi, do të ketë edhe një dalje të dedikuar për lagjen “Uznovë”.

Ky projekt është konceptuar sipas modeleve më të mira të infrastrukturës urbane, ku nuk mungojnë hapësirat për këmbësorët, rrugët dytësore si dhe korsitë e biçikletave.