Franca pritet të prezantojë aplikacionin që mbron fëmijët nga faqet e ndaluara

1

Aksesi pothuajse i pakufizuar i të miturve ndaj botës së shumëllojshme por edhe të frikshme të internetit eshte padyshim një nga ankthet më të mëdha të prindërve në epokën postmoderne.

Përmbajtja e ndaluar e faqeve që reklamojnë marrëdhënie seksuale, dhunë, bixhoz dhe pamje që tronditin të vegjlit, ka qene me vite një lum që nuk është kufizuar në asnjë mënyrë efektive.

Veçanërisht në Francë, gjetja  e një mënyrë për të kufizuar webin ka qenë një premtim i politikës të paktën nga epoka e Nicolas Sarkozy.

Por tashmë duket se në vendin europian do të ketë një zhvillim interesant, teksa do të prezantohet së shpejti një aplikacion që do të përcaktojë paraprakisht moshën e përdoruesve.

Një aplikacion që ngjason me sistemet e sigurisë që kërkojnë bankat kur hyn në online banking, që nuk do të identifikojë faqet për të cilat kërkohet identifikimi, por do të bëj thjesht ndërmjetësuesin falë konfirmimit të një kodi.

Në rast suksesi, iniciativa mund të shtrihet edhe në faqe të tjera të njohura si dhe në rrjetet sociale, ku mosha gjithsesi ka kufizime të ndryshme që deri më tani kanë mbetur thjesht teorike.

/a2news.com