Frymëzuese/ 15 të rinj vullnetarë krijojnë një strukturë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara

12

Një model i përfshirjes sociale i udhëhequr nga të rinjtë ka nisur të zbatohet në bashkinë Prrenjas në kuadër të projektit “Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së kufizuar”.

15 të rinj dhe 6 mësues nga shkollat e mesme në Prrenjas janë trajnuar dhe kanë krijuar grupin “IMPACT për Social Inclusion”. Ata do të angazhohen në mënyrë vullnetare në aktivitete të ndryshme, të përshtatura për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, për të rritur ndërgjegjësimin në komunitetet e tyre.

Projekti “Qendër Komunitare për shërbime ndaj aftësisë së kufizuar” që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare, do të ofrojë shërbime të integruara për 180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara.