“Gjallërohet” tregtia nga ajri e deti / INSTAT: Rritet edhe numri i pasagjerëve

14

Pas goditjes që pësoi për shkak të COVID-19, shifrat e muajit gusht flasin për një rigjallërim të tregtisë në porte dhe aeroporte, në raport me të njëtën periudhë të vitit 2020. Sipas Institutit të Statistikave, rritjen më të madhe e ka pësuar volumi i mallrave në porte që arriti në 430,4 mijë tonë, duke u rritur me 35.3%, krahasuar me Gusht 2020.

Ndërkohë që, për 8-mujroin volumi i mallrave të tregtuara përmes porteve u rrit me 18.8%, krahasuar me periudhën janar-gusht 2020. Ndërkaq, për gushtin, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 154,1 ton, duke u rritur me 13,3 % në krahasim me  Gusht  2020, por krahasuar me mesataren  e muajve  Gusht  për  periudhën  2018-2020,  volumi  i mallrave të transportuara me ajër është ulur me 3,0 %.