Shqiptarët, “të etur” për të fluturuar/ Gushti i 2021 tejkalon mesataren e 3 viteve me 50%

13

Në gusht 2021, numri i fluturimeve të kryera është 4 mijë e 106, duke u rritur me 80.2%, krahasuar me gusht 2020.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave, në fakt, gushti i këtij viti ka tejkaluar edhe mesataren e periudhës 2018-2020, me 48.1%.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore në gusht 2021 është 561 mijë e 325, duke u rritur me 2.7 herë, krahasuar me gusht 2020.

Krahasuar me mesataren e muajve gusht për periudhën 2018-2020, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është rritur me 66.6 %.

Ndërkaq, sa i takon periudhës janar – gusht 2021, ka pasur në total 15 mijë e 784 fluturime, 6 mijë e 2 fluturime më shumë se për të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.