Gjermania jep 46,1 milionë euro për Kosovën për vitin e ardhshëm

73

Qeveria Gjermane ka planifikuar si ndihmë zhvillimore për Kosovën për periudhën 2018-2019 një buxhet prej 46,1 milionë euro, prej të cilave 23,7 milionë janë në bashkëpunimin teknik dhe 22,4 milionë në bashkëpunimin financiar.

Gjermania i ka dhënë Kosovës nëpërmjet bankës shtetërore gjermane Kreditanstalt für Wiederaufbau (Enti i kredive për rindërtim)  këto dhjetë vite kredi prej 76,93 milionë Euro, prej të cilave Kosova i ka kthyer Gjermanisë deri tani 14,91 milionë Euro, bëhet e ditur në të njëjtin dokument.

Synimi parësor i ndihmës gjermane për Kosovën është mbështetja e vendit në rrugën drejt BE-së. Shtyllat kryesore të këtij bashkëpunimi janë demokracia, shoqëria civile dhe administrata publike si edhe energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm i ekonomisë.

Por ndihma gjermane për Kosovën nuk mjafton me kaq. Gjermania, sikurse e bën për shumë vende të tjera në zhvillim, merr përsipër edhe kostot e vendit t studimit për çdo studentë kosovar që studion në Gjermani. Mbi 1,7 milionë euro kanë qenë ato vetëm në vitin 2016. Por kjo shumë nuk paguhet nga Federata, por nga landet përkatëse që kanë edhe kompetencat mbi politikat e arsimit të lartë, thuhet nder te tjera ne dokument.