Në 25 maj Tirana do të mirëpresë finalen e UEFA Europa Conference League, Roma-Feynord. Kjo është finalja e parë europiane në historinë e vendit tonë.
Përgatitjet për finalen e UEFA Europa Conference League, ngjarjes më të madhe sportive që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, kanë nisur prej kohësh, teksa tashmë çdo gjë po konkretizohet.
E gjithë Federata Shqiptare e Futbollit është vënë në dispozicion të UEFA-s për të organizuar një ndeshje finale sa më të përkryer dhe dinjitoze.
Fusha e stadiumit “Air Albania” është prekur nga ndryshimet që do të pasojnë më tej edhe me tribunat e stadiumit, përkatësisht ajo e medias dhe tribunat e miqve.