Gjuha nuk është problem/ Google prezanton ”Interpreter Mode”, përkthen 44 gjuhë

42

Google vjen me një risi, pasi pretendohet që të heqë pengesat gjuhësore për të gjithë ata që udhëtojnë ose punojnë me njerëz që flasin një gjuhë tjetër. Të gjithë me një telefon të ndihmuar nga ‘’Asistentët’’ e Google, mund të jenë në gjendje që biseda e tyre të përkthehet në kohë reale. Megjithëse Google teknikisht nuk fiton para nga kjo risi, kompania ende po punon shumë për të përmirësuar mjetet e saj të përkthimit, të cilat përdoren për të përpunuar më shumë se 100 miliardë fjalë çdo ditë.

Një veçori e re për Asistentin e Google të quajtur ”Interpreter Mode” tani është në gjendje të përkthejë bisedat tuaja në kohë reale në smartphone. Funksionaliteti i ri u prezantua së pari në CES 2019, (International Consumer Electronics Show), një konferencë vjetore teknologjike për industrinë e elektronikës, në lidhje me ekranet inteligjente dhe folësit inteligjentë, dhe ju lejon të thoni diçka si “Hej Google, bëhuni interpretuesi im rus” për të marrë përkthim të menjëhershëm të folur dhe të shkruar për të ndihmuar në bisedën tuaj.

Google thotë se ka filluar ta shfrytëzojë këtë aftësi për të gjithë telefonët Android dhe iPhonët që kanë aktivizuar Assistant. ”Interpreter Mode” aktualisht mbështet 44 gjuhë, duke ju lejuar gjithashtu të shkruani duke përdorur një tastierë nëse e gjeni veten në një mjedis të zhurmshëm ose nëse duhet të heshtni. Kompania thotë se Assistant do t’ju japë sugjerime pas çdo përkthimi për të ndihmuar në shpejtimin e bisedave tuaja.

Njëkohësisht,Google është duke punuar në një veçori edhe më mbresëlënëse të quajtur “Transalatotron”, e cila do të mundësojë një sistem përkthimi që i ngjan tonit tuaj të zërit, duke e bërë përkthimin sa më real.