Gjumi ndihmon në ”pastrimin” e trurit nga toksinat

21

Ndërsa ne flemë, truri i nënshtrohet një ‘’pastrimi të madh’’ për të asgjësuar produktet e mbeturinave qelizore të grumbulluara gjatë ditës: lëngu cerebrospinal, një lëng që furnizon sistemin nervor, shkruan focus. it.

Në studimin e botuar në ”Nature Neuroscience”, një grup neuroshkencëtarësh nga Imperial College London ndoqën lëvizjet e lëngut cerebrospinal në trurin e minjve në tre faza të ndryshme: kur kafshët ishin zgjuar dhe aktive, kur flinin dhe në fund kur ishin nën anestezi të përgjithshme.

Falë një gjurmuesi fluoreshent, ata vëzhguan lëngun që rrjedh nga zgavrat në të cilat prodhohet, barkushet cerebrale dhe derdhjet në zona të ndryshme të trurit.

Kur minjtë flinin ose pushonin nën anestezi, lëvizja dhe qarkullimi i lëngut cerebrospinal u reduktua çuditërisht me 30% dhe 50%, respektivisht, krahasuar me rrjedhën e vërejtur te minjtë vigjilentë.

Shkencëtarët dyshojnë se ajo që ata panë mund të shtrihej edhe tek gjitarët e tjerë, përfshirë njerëzit. Kjo do të thotë se sistemi i pastrimit të mbetjeve të trurit është veçanërisht efikas kur jemi active.

Ekzistojnë teori të ndryshme për ekzistencën e një lidhje midis mungesës së gjumit dhe disa formave të demencës si sëmundja e Alzheimerit. Mungesa e gjumit të mjaftueshëm mund të favorizojë shfaqjen e demencës; ose, anasjelltas. Vështirësia për të fjetur është një nga simptomat e para të Alzheimerit.

/ata.gov.al