Teknologji digjitale për shërbimet dentare falas për kategoritë në nevojë

4

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale zhvilloi sot një takim në ambientet e Klinikës Stomatologjike Universitare në Tiranë, me mjekë dhe profesorë stomatologë, ku u njoh me instalimin e një teknologjie të avancuar digjitale që përmirëson shërbimet dentare falas për kategoritë në nevojë.

Në Klinikën Stomatologjike Universitare, është mundësuar instalimi i një teknologjie të avancuar digjitale, Skaner 3D extraoral, motora kirurgjikal dhe unit piezokirurgjie duke përmirësuar shërbimet dentare falas për kategoritë në nevojë, fëmijë të komunitetit rom, të institucioneve të përkujdesit social, të moshuarit si dhe personat që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Klinika Stomatologjike Universitare, funksionon në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin e Mjekësisë Dentare për kryerjen e procedurave të praktikave klinike me pacientët për studentët e FMD.

Kjo klinikë ofron shërbime: të Filtrit; Ortodoncisë; Ortopedisë; Kirurgji Maksilofaciale; Terapi.

Koçiu u shpreh besimplotë që kjo klinikë tashmë nën lidershipin e ri do të vijojë të çojë në një tjetër nivel impaktin e të gjitha investimeve që janë ndërmarrë.

/ata.gov.al