“Google” prezanton smartphone të veçantë për rrjetin 5G

3

Kompania teknologjike “Google” njoftoi sot në internet prezantimin e dy modeleve të reja të celularëve të saj inteligjentë “Pixel”, që do të jenë në përputhje me teknologjinë 5G, duke shpresuar të rrisë asetet e saj të tregut në një sektor ku luan një rol të vogël.

“5G është teknologjia më e fundit e telefonisë celulare, që sjell shkarkime të shpejta dhe shpejtësi transmetimi te përdoruesit në të gjithë botën”, shkroi në një postim në blog, Brian Rakowski, kreu i Menaxhimit të Produktit në Google.

“Pixel 4a 5G”, një variant i përmirësuar i “Pixel 4a” i lëshuar në fillim të këtij viti, do të shitet duke filluar nga 499 dollarë më 15 tetor, në nëntë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Francën.

“Pixel 5”, më i fuqishëm dhe elastik, do të dalë në treg në të njëjtën datë dhe në të njëjtat vende, duke filluar nga 699 dollarë.

Duke njoftuar për celularët inteligjentë të pajtueshëm me 5G, në shtator, “Google” është përpara konkurrentes së saj “Apple”, e cila nuk e ka zbuluar ende “iPhone”-in e saj 5G.