Hapësira të gjelbra, rehabilitim fasadash dhe…./Projekt i ri infrastrukturor në Bashkinë Vlorë

23

Një projekt i ri infrastrukturor ka nisur të zbatohet në Bashkinë Vlorë.

Projekti për “Rikualifikimin urban të bllokut të banesave midis rrugëve “Gjergj Kastrioti”, “Osman Haxhiu”, “Enver Jaho”, “Zaho Koka”, financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë mjedisin urban, të krijojë hapësira miqësore për funksionimin e këtij blloku banimi si infrastrukturë e mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit.

Ky projekt përfshin:

Shtrimin me asfalt të rrugëve
Hapësira të gjelbra
Ndriçim
Sistemim
Rehabilitim të fasadave
Sinjalistikë horizontale dhe vertikale

Përfituesit e këtij projekti janë jo vetëm banorët e lagjes “Çole” por edhe vizitorët vendas dhe të huaj.