FOTOT/ Gjyshja 80 vjeçare që bën patinazh çdo ditë

25

Një gjyshe ruse, e cila jeton buzë liqenit Baikal në Siberi, e ka ruajtur për dekada me radhë pasionin e saj për patinazhin, edhe pse është thuajse 80 vjeç.

Lyubov Morekhodova, emri i së cilës në rusisht do të thotë “Dashuri”, i përdor çdo ditë patinat, të cilat kanë pak a shumë moshën e saj. Ato ia ka dhuruar babai, Nikolai Morekhodov, kur ishte fëmijë.

“I përdor për shumë gjëra patinat, për punë dhe argëtim. Me to kujdesem edhe për lopët”, thotë Morekhodova.

Familja e saj ka jetuar gjithmonë buzë liqenit, që është më i madhi në botë me ujë të ëmbël. Kur ishte fëmijë ajo shkonte në shkollë me patina, ndërsa sot i përdor ende.

“E dua jetën, natyrën dhe njerëzit”, thotë Morekhodova, teksa tregon aftësitë e saj si patinazhiste mbi ujin e ngrirë të Baikalit