U hap sot për 80 mijë banorët e zonës së Kasharit bulervardi “Migjeni”, një investim i rëndësishëm që lidh Unazën e Re me rrugën “Tre Dëshmorët” dhe Yzberishtin.
Buqeta e investimeve do të vijojë në të gjithë zonën e Vaqarrit dhe të Yzberishtit, të cilat nuk do të konsiderohen si zona të largëta, por do të jenë realisht lagje të Tiranës.
Bulevardi i Kasharit ka dy korsi për secilin kah lëvizjeje, korsi biçikletash dhe rrugë për këmbësorët. Ndërkaq, në këtë bulevard me përmasa moderne, janë të përcaktuara edhe zonat për gjelbërim, sistemi i ndriçimit, vijëzimet etj.
Një lehtësim të ndjeshëm për qytetarët sjell edhe hapja e rrugës “Kadri Roshi” duke rritur urbanizimin e kësaj zone që në vitet e tranzicionit ka njohur një rritje të madhe të popullsisë.