Hapet kursi plotësues i gjuhës shqipe në Uinipeg të Kanadasë

25

U hap për herë të parë në Uinipeg (Winnipeg) të Manitobas të Kanadasë kursi plotësues i gjuhës shqipe.

Abetaret e përbashkëta Shqipëri-Kosovë dhe librat e duhur do të ndihmojnë mësueset dhe nxënësit e përkushtuar të shqipes gjatë procesit të përvetësimit të gjuhës amtare.

Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Kanadez dhe komuniteti shqiptar i Manitobas, ashtu si e gjithë diaspora shqiptare në Kanada, janë angazhuar për të kontribuar në tejkalimin e situatës dhe dëmeve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.