Studimi: Arrat ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit

27

Ushqyerja është një “çelës” shumë i rëndësishëm për parandalimin e tumoreve.

Kërkuesit e Universitetit Marshall në SHBA, falë një testi të zhvilluar te kafshët kanë zbuluar se janë të mjaftueshme 50 gramë arra në ditë për të vepruar në mënyrë domethënëse në parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit.

Sipas studimit, përbërësit e këtij fruti, që janë vitamina E, mineralet dhe një aminoacid i quajtur arginina, janë në gjendje jo vetëm të parandalojnë, por edhe të ngadalësojnë avancimin e një tumori. Kjo, sigurisht, duke i konsumuar arrat në mënyrë të rregullt.