Historia/ Dollari nuk lindi në SHBA, vendi që i dha “jetë” nuk e pranon monedhën

149

Dollari amerikan është monedha më e përdorur në botë. Ai përfaqëson kërkesën kryesore globale de fakto dhe standardin jozyrtar të arit në botë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 62% e rezervave financiare të planetit mbahen në dollarë amerikanë, më shumë se dyfishi i zotërimeve të huaja totale të euros, yen dhe renminbi të kombinuara bashkë. Tridhjetë e një kombe e kanë adoptuar atë si monedhën e tyre zyrtare ose i kanë emëruar paratë e tyre sipas saj; më shumë se 66 vende lidhin vlerën e monedhave të tyre në të; dhe tani pranohet edhe në vende të largëta sa Koreja e Veriut, Siberia dhe në stacionet kërkimore të Polin të Veriut.

Megjithatë sipas një artikulli të publikuar nga BBC, ekziston një vend ku dollari nuk pranohet dhe është pikërisht në qytetin e vogël Çek të Jáchymov, që për ironi është edhe vendi ku dollari ka origjinën e tij 500 vjeçare, ekzaktësisht në janar 1520. Në Jáchymov, vendasit pranojnë vetëm koruna, euro ose ndonjëherë edhe rubla ruse.

Por ishte leuuwendaler holandez (“dollari luan” ose “daler” për shqiptimin e shkurtër pothuajse identikisht me “dollarin” anglez), shkruhet në artikull, që i dha monedhës amerikane emrin e saj. Pasi mbërritën për herë të parë në Në Amsterdam në Shekullin 17 me kolonizuesit holandezë, daler-ët u përhapën shpejt në të trembëdhjetë Kolonitë ndërkohë që të gjithë anglisht folësit filluan t’i thërrasin ata dhe të gjitha monedhat e argjendta me peshë të ngjashme, duke përfshirë edhe monedhën spanjolle të përdorur gjerësisht ‘real de a ocho’ (pjesëz tetëshe) “dollarë ”. Dollari u bë monedha zyrtare e SHBA-së në 1792 dhe që nga ajo kohë, dollari i frymëzuar nga tregu ka vazhduar marshimin e tij në të gjithë globin drejt vendeve si Australia, Namibia, Singapori dhe Fixhi.