Shkalla e papunësisë zbret në 10.6 %

0

Shkalla e papunësisë për tremujorin e tretë të këtij viti rezulton në nivelin më të ulët të viteve të fundit, konkretisht 10.6 %.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot gjatë konferencës për shtyp të fundvitit se reduktimi i shkallës së papunësisë është ndikuar nga ecuria më e mirë e tregut të punës, qoftë në treguesit e punësimit, qoftë në treguesit e financimit të punësimit, pra të pagave.

Sipas saj, paga mesatare në tremujorin e tretë ka qenë 61.613 lekë ose 9.18 % më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Edhe paga minimale dhe ndërhyrjet që qeveria kë bërë në nivelin e pagës minimale kanë pasur një ndikim në ecurinë e pagës mesatare në tërësi dhe do të vijojnë të kenë ndikim edhe për periudhat në vijim duke qenë se në tremujorin e tretë ne kemi vendosur të rrisim më tej pagën minimale dhe gjatë vitit të ardhshëm gjithashtu”, deklaroi ministrja.

ata.gov.al