IADSA financon 11 projekte të Bashkive në vlerën 4 milionë euro

364

Është zhvilluar, me datë 18 të këtij muaji, në Ministrinë e Financave ceremonia për shpalljen e projekteve fituese që do të marrin financim nga Programi Italo-Shqiptar i Konvertimit të Borxhit, IADSA.

Në ceremoni morën pjesë Ministri z. Arben Ahmetaj, Ambasadori I Italisë në Shqipëri z. Alberto Cutillo dhe kryetarët e Bashkive që kanë aplikuar për financimin e projekteve.

iadisa

iadsa 1

Interesi për aplikimin në Programin IADSA ka qenë i lartë, 57  projekt propozime kanë ardhur nga ana e Bashkive. Kjo tregon jo vetëm një interes të madh për programin por është gjithashtu edhe një tregues i perceptimit pozitiv nga ana e përfituesve mbi efikasitetin dhe shpejtësinë e zbatimit të programit.

Bashkisë së Shkodrës, Hasit dhe Këlcyrës i kanë akorduar financim për të ndërhyrë në disa godina dhe për t’i shndërruar ato në qendra multifunksionale për të rinjtë, dhe jo vetëm.

Bashkisë së Libohovës i kanë dhënë një zgjidhje për shërbimet ndaj të moshuarve, duke krijuar atje një strukturë rezidenciale për ta.

Në Bashkinë e Fierit do të bëjnë të mundur rikonstruksionin e teatrit, ndër më të vjetrit në Shqipëri, dhe pasurimin me ambiente të reja, ku të rinjtë dhe të rejat e qytetit mund të kryejnë aktivitete rekreative.

iadsa 3

Në Bashkinë e Cërrikut do të ndërhyjnë për të krijuar shërbime dhe ambiente të reja për prodhuesit e produkteve lokale bujqësore.

Në Bashkinë e Elbasanit dhe Fushë Arrëzit do të ndërhyet në rikonstruksionin rrënjësor të disa godinave shkollore, për t’u bërë të mundur nxënësve të atyre zonave kushte sa më dinjitoze.

iadsa 2

iadsa 4

Në Bashkinë e Gramshit, do të bëjnë të mundur rikualifikimin e qëndrës së qytetit, ndërsa falë financimit të IADSA-s, Bashkia e Peqinit do të bëhet një nga bashkitë e para në Shqipëri ku godinat e insitucioneve publike nuk do të kenë barriera arkitektonike për njerëzit me aftëzi të kufizuar mobiliteti.

Gjithashtu është vendosur që t’i jepet zgjidhje edhe problemit që Bashkia Tiranë ka me komunitetin rom në zonën e Shkozës, duke bërë që ky komunitet të strehohet në banesa të përshtatshme.

iadsa 5

Burimi: Ministria e Financave