Hapet qendra e dytë moderne e Hemodializës në Shkodër pas asaj të Vlorës, duke i dhënë fund zvarritjes shumëvjeçare të njerëzve që ishin të detyruar të lëvizin drejt qyteteve të tjera apo që janë zvarritur me tre turne për të marrë këtë shërbim jetik tre herë në javë.
Gjithashtu po vazhdon puna me Korçën, Lezhën dhe Elbasanin, për ti dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike.
Këto investime po realizohen në bashkëpunimi me privatin, gjë e cila përkthehet në investim të menjëherëshem dhe që personeli shtetëror të ketë në dispozicion të gjithë infrastrukturën dhe jo vetëm, por edhe materialet që duhen, edhe mirëmbajtjen e aparaturave apo riparimin e tyre në kohë reale.