Inspektoriati i Punës masë pezullimi për dy subjekte Call Center

301

Inspektoriati i Punës masë pezullimi për dy subjekte Call Center. Kishin vonesa në dhënien e pagave për punonjësit
Subjekti ishte paralajmëruar edhe dy herë të tjera nga inspektorët e punës, por nuk kishte reflektuar ndaj detyrave të lëna

Kjo praktikë, do vijojë të ndiqet për cdo subjekt të këtij sektori, apo të cdo sektori tjetër që do abuzojë me punonjësit e tij


Inspektoriati Shtetëror i Punës mori vendimin e pezullimit të punës, për dy subjekte Call Center (Make Right Choice) dhe (Energy Group), të cilët zhvillonin aktivitetin në të njëjtën adresë. Pezullimi, si një masë e menjëhershme, erdhi pas nje kontrolli të një grupi të posaçëm pune, për shkak të vonesës në dhënien e pagave për punonjësit.
Subjekti Make Right Choice, ka qenë objekt kontrolli nga ana e inspektorëve të punes dhe dy herë të tjera gjatë 6-mujorit të këtij viti. Inspektorët e punës, kanë konstatuar shkelje te ndryshme të legjislacionit të punës, kryesisht mosdhënien në kohë të pagës së punonjesve dhe për më tepër vonesat e theksuara të tyre. Inspektoret kanë lënë rekomandime dhe detyra konkrete per pagesen e punemarresve, sipas afatit dhe sipas ligjit, për punën e kryer.
Pavaresisht nga rekomandimet e lëna, situata nuk është përmirësuar aspak, përkundrazi subjekti ka vijuar të mbajë në punë punonjësit, pa ju dhënë pagesën që ju takonte.
Nisur nga këto kushte, por dhe nga një denoncim publik, nga ana e punonjësve, ku duket qartë edhe një sjellje jo korrekte e adminstratorëve të këtij subjekti, Inspektoriati i Punës vendosi masë urgjente të pezullimit te punës. Ky pezullim do të vijojë deri ne momentin e shlyerjes së pagesave të prapambetura për punonjesit dhe përmirësimit të marrëdhënieve të punes në këtë subjekt. Ndërkohe procedura e inspektimit, vijon ne perputhje me Ligjin “Për inspektimin ne Republiken e Shqiperise” deri në një vendim përfundimtar.
Kjo praktikë, do vijojë të ndiqet për cdo subjekt të këtij sektori, apo të cdo sektori tjetër që do abuzojë me punonjësit e tij.