Si (nuk) duhet ti marrim vendimet ? (4)

295

pencils-1325079_960_720

Nga Agustin Prenga

Si duket e ardhmja? Gjithnjë ka qënë një “argëtim” i shumëkërkuar parashikimi i së ardhmes.

Drejtuesit në veçanti përballen me ketë pyetje shpesh. Tendenca është të japin përgjigje kur nuk kanë njëtë tillë duke pikturuar një të ardhme që nuk do jetë kurrë realitet. 

Në librin “Vendimtar” Chip and Dan Heath listojnë 4 gabime që bëjmë ndërsa marrim vendimet.

Vetësiguria e tepruar

Ne shpesh kemi një vlerësim shumë të saktë të asaj që e ardhmja do të sjellë. Por ka studime të vendimeve të mjekëve që thonë se kur një mjek shpreh siguri të plotë se diagnoza është e saktë, ata e kanë gabim 40% të rasteve. Në qoftë se një vendimarrje nga një profesionist i fushës në një pjesë të konsiderueshme të kohës është gabim, atëherë duhet të sigurohemi për atë.

Në rastin e vendimeve mjekësore, ne do të merrnim një mendim të dytë. Në rast të një vendimi të biznesit, ne mbase duhet të ndërmarrim një provë e tregut për një farë kohe.Në rast të vendimeve për jetën do të kërkonim mendim e më shumë se një përsoni.

Ne të gjithë e kemi inat të na dalë gabim. Nga ana tjetër e dimë se nuk mund t`ja qëllojmë saktë çdoherë.

Përgatitja për të  qenë  gabim  kalon përmes pranimit me  përulësi se ne nuk e kemi të ardhmen të qartë kristal. Duhet të marrim në konsideratë suksesin më të dëshiruar dhe dështimin më të pakëndshëm.

Kjo tregon që rezultatet janë  të parashikueshme në  një spektër jo aq në një pikë të vetme. Aftësia për të neglizhuar këtë diferencë quhet vetësiguri e tepruar.

Burimi: iMakiato.com