Investimet e huaja në Shqipëri, ja industria që kryeson me 76 milionë euro në 3-mujorin e parë

43

Industria nxjerrëse, është sektori me flukset më të mëdha të investimeve të huaja, në tremujorin e parë të 2020.

Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, investimet në industrinë nxjerrëse për këtë tremujor, arritën vlerën e 76 milionë eurove, shifër kjo 50% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Finalizimi i disa prej projekteve të rëndësishme në energjetikë, ka sjellë rokadën në renditje, duke zbritur në vend të  dytë energjetikën dhe ngjitur në vend të parë industrinë nxjerrëse, si sektorin që sjell vlera të larta të investimeve të huaja kryesisht në prodhimin e naftës bruto.

Shqipëria vlerësohet si një nga vendet më të pasura të Europës në rezervat hidrokarbure dhe komapnia SHELL, është së fundi një tjetër investim madhor në fushën e naftës në vendin tonë.