IPARD II, 326 kontrata investimesh të përfunduara me sukses

2
Fermere duke mbledhur jonxhe ne nje fushe ne fshatin Peshtan afer Beratit./r/n/r/nFarmers working in a field in the village of Peshtan near Berat.

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj zhvilloi një takim me fermerët përfitues të programit IPARD II të cilët janë ende në proces të realizimit të investimit të tyre.

AZHBR informoi se, “qëllimi i këtij takimi ishte bashkëbisedimi për evidentimin e të gjitha problematikave dhe rrugëzgjidhjeve për të realizuar mbylljen e investimeve brenda afateve të përcaktuara në kontratë”.

Fermerët përmes një diskutimi të hapur patën mundësi të flisnin mbi vështirësitë që kanë hasur në punën e tyre dhe shtruan të gjitha pyetjet e nevojshme mbi procedurat në vazhdim.

AZHBR në kuadër të programit IPARD II ka në proces 164 kontrata për investime të cilat pritet të mbyllen së shpejti, ndërsa 326 kontrata janë investime të përfunduara me sukses.

“Tashmë jemi edhe në pritje të programit IPARD III, i cili ofron një vlerë më të lartë subvencioni në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë në vend”, thuhet në njoftimin e AZHBR-së.

/ata.gov.al