iPhone 14 me lidhje satelitore, zbuloni risitë

16

Siç pritej, Apple prezantoi katër iPhone 14 të rinj në Far Out. Kompania fillon me iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus, të cilët ende ruajnë nivelin sipëror, me madhësi ekrani përkatësisht 6,1 dhe 6,7 inç.

Risi është lidhja satelitore për mesazhet e emergjencës.Falë punës së teknikëve të Apple, u bë e mundur futja e antenave të përputhshme me satelitët në telefonat inteligjentë për të dërguar dhe marrë shpejt alarmet e urgjencës.

Një menu udhëzon përdoruesin drejt pozicionimit më të mirë të telefonit drejt satelitit më të afërt, në mënyrë që të mos humbasë asnjë moment duke kërkuar ndihmë.

iPhone 14 dhe iPhone 14 Plus janë të pajisur me dy kamera 12 megapiksel me një përmirësim 49% në kapjen e dritës. Kamera e përparme për selfie, përmban fokusim automatik, për selfie më të mira.

IPhone 14 dhe 14 Plus integrojnë gjithashtu Crash Detection, funksionin debutues në Apple Watch Series 8 që analizon shpejtësinë e lëvizjes së përdoruesve dhe parametrat vitalë, për të dërguar sinjale emergjence në rast aksidentesh trafiku dhe të ngjashme.

iPhone 14 fillon nga 1 029 euro, 14 Plus nga 1 179 euro.