iPhone 15 do të ketë sensorin e imazhit më të avancuar të Sony

4

Kështu sensori mund të kapë më tepër dritë dhe të reduktojë shanset e ekspozimit të ulët dhe të tepruar në skena me ndriçim të fortë. Për shembull mund të ekspozojë më mirë fytyrën e një personi nëse qëndrojnë përpara një sfond me ndriçim të lartë.

Publikimi tha se Sony ka arritur këtë zhvillim duke përdorur një arkitekturë të re gjysmëpërçuesish që vendos tranzistorët dhe fotodiodat në shtresa të ndara duke krijuar hapësirë për më shumë fotodioda në shtresat e dedikuara.

Në fillim të vitit presidenti dhe CEO i kompanisë tha se pret që cilësia e imazhit të kamerave të smartfonëve të tejkalojë atë çfarë mund të arrihet me DSLR në vetëm pak vite dhe kjo bëhet përmes kombinimit të teknologjive të avancuara të sensorëve dhe hapjeve më të mëdha.

Sipas firmës analitike Britanike Omdia, Sony ishte përgjegjës për 44% të sensorëve CMOS në mbarë botën në 2021 ndërsa rivali Samsung vjen i dyti me 18.5% të tregut.

Ky zhvillim merr një rëndësi të veçantë kur në mes hyn iPhone. Modelet e vitit të ardhshëm iPhone 15 pritet të jenë një përmirësim i dukshëm krahasuar me iPhone 14.

Raportohet se Sony do të furnizojë Apple me sensorin më të fundit për iPhone e ardhshëm duke sjellë fotografinë mobile një hap më parë kamerave tradicionale DSLR.

pcworld.al