Italia jep 165 mijë euro për mbrojtjen e shqipës mes arbëreshëve dhe hapjen e shkollave

156

Qeveria italiane ka lëshuar një fond prej 165 mijë euro përfshirë në buxhetin e vitit 2018, në mbrojten dhe vlerësimin e minorancave etnike .gjuhësore të pranishme në rajonin e Kalabrisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenti i këtij rajoni Mario Oliverio, i cili komenton se “me këtë fond rajoni synon të investojë në mbrojtje dhe vlerësimin e gjuhës shqipe në shkolla e komunave arbëreshe, si një trashëgimi e identiteti të komunitetit arbëreshë.”

Fondi prej 165 mijë euro është dekretuar nga Presidenti i Republikës Serxhio Matarella, në referencë të ligjit 482/99 mbi ngritjen e Fondit Kombëar në mbrojtje të minoriteteve gjuhësore në Itali.