Nga Roma, në Tiranë! Italiani: Në Shqipëri kam gjetur Amerikën!

101

Klaudio, një italian rreth të 66-ave, thotë se në Tiranë ka gjetur Amerikën.

Sipërmarrës prej një jete ku riparonte automjetetet e koncensionarëve më në zë në Itali,  ka marrë valixhet gati një dekadë më parë dhe ka vendosur të jetojë në Tiranë.

Kur kisha biznesin tim në Romë xhiroja 200-250 mijë eruo në vit. Por prej kohësh taksat ishin rritur aq shumë sa nuk ia vlente të punoja më.

Klaudio në fillimet e veta në Tiranë nisi një veprimtari me ortak shqiptar, një zgarë në Tiranën e Re, e më pas e kthehu në Spageteri pasi të gjithë mësuan që ishte italian dhe nuk mund t’i bënte kush tjetër më mirë pastat se ai.

Por nuk ka ndërmend të hapë ndonjë aktivitet tjetër.