Italia partneri i parë tregtar i Shqipërisë, miliarda lekë shkëmbime tregtare

24

Shkëmbimet tregtare drejt Italisë gjatë vitit 2020 arritën vlerën 275.4 miliardë lekë, duke e renditur partnerin kryesor tregtar, drejt së cilës shkuan gati 31.4 % e eksporteve.

Referuar INSTAT, eksportet drejt Italisë në vlerë llogariten 123 miliardë lekë. Pjesën më të madhe të eksporteve drejt Italisë e zë grupi “tekstile dhe këpucë”. Nga 102.3 miliardë lekë që është vlera e eksporteve të grupit “tekstile dhe këpucë“ për gjithë vitin, eksporti i këtij grupi drejt Italisë llogaritet 77 miliardë lekë.

Eksportet e grupit “materiale ndërtimi dhe metale” drejt vendit fqinj llogariten 12.7 miliardë lekë, ndërsa eksporti i grupit “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” llogaritet 10.3 miliardë lekë.

Shqipëria eksportoi drejt Italisë edhe produkte ushqimore, që në vlerë për periudhën janar-nëntor llogariten mbi 9.6 miliardë lekë.