VIDEO/ ‘Qyteti’ i ri i Fushë-Krujës

28

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban i qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Një prej këtyre lagjeve që është ajo “Rilindja” në Fushë-Krujë ku puna vijon pa pushim për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti.

Lagjja “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetës së familjeve që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte më të mira se ato që kishin deri një vit më parë.

Në këtë lagje po ndërtohen 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbra, si edhe një treg modern për produktet e zonës.