Ja 3 skemat e aplikimit për fermerët në programin IPARD

135

Tri janë masat që mbështet programi IPARD.

Masa e parë mbështet investimet në fermë në sektorin e prodhimit të qumështit, mishit, fruta-perimeve dhe vreshtarisë.

Masa e dytë mbështet përpunimin e produkteve bujqësore, në sektorin e qumështit, mishit, fruta-perimeve dhe të verës. Ndërsa masa e tretë mbështet investimet në diversifikimin e ekonomisë rurale.

Në masën e parë, aplikojnë fermerët, shoqatat apo kooperativat që janë të regjistruara në qendrën Kombëtare të Biznesit.

Në masën e dytë, aplikojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa në masën e tretë, që është për diversifikimin e ekonomisë, aplikojnë fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

IPARD-i është programi më i madh që investohet në zonat rurale për mbështetjen e fermerëve dhe bizneseve që operojnë në sektorin e bujqësisë.

Programi IPARD, 3 skemat e aplikimit për fermerët

Programi IPARD, 3 skemat e aplikimit për fermerëtGrigor Gjeçi, drejtor i Politikave Zhvillimore në ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, tha në një intervistë për ATSH-në, se masa e parë mbështet investimet në fermë në sektorin e prodhimit të qumështit, mishit, fruta-perimeve dhe vreshtarisë.http://ata.gov.al/2018/11/06/programi-ipard-3-skemat-e-aplikimit-per-fermeret/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on Tuesday, November 6, 2018