Ja si është transformuar zona rezidenciale tek Shkëmbi i Kavajës

63

Zona rezidenciale te Shkëmbi i Kavajës është transformuar tërësisht pas projektit për rehabilitimin e saj.

Në bllokun e përfshirë nga rruga “Valë Deti” deri te rruga “Horizonti” kanë përfunduar të gjitha punimet për kanalizimet e ujërave të bardha, për infrastrukturën nëntokësore në të gjitha rrugët e brendshme, asfaltimin, sinjalistikën vertikale dhe horizontale, trotuarët, ndriçimi, gjelbërimi, etj.

Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projekteve me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që financohet nga qeveria shqiptare.