Ja ushqimet që përmirësojnë gjendjen emocionale

117

Disa nga ushqimet që i konsumojmë çdo ditë ndihmojnë në prodhimin e hormoneve përgjegjëse për rregullimin e gjendjes emocionale.

Këto substance kimikale, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e disponimit të njerëzit janë hormonet seratoninë dhe dopaminë.

Seratonina rregullon gjendjen emocionale dhe ciklin e gjumit. Niveli i ultë i seratoninës mund të shkaktojë depresion.

Dopamina menaxhon motivimin, vëmendjen ndaj gjërave dhe energjinë. Ndjenja e kënaqësisë që ju keni kur keni arritur një qëllim është i lidhur me këtë hormon. Niveli i ultë i dopaminës lidhet me humbjen e interesit ndaj aktiviteteve dhe gjërave.

Këto janë disa nga ushqimet, që duhet t’i hani për të stabilizuar dhe përmirësuar gjendjen emocionaledhe:

Fruta, perime – Të gjitha frutat dhe perimet përmbajnë një kompleks të karbohidrateve. Ato janë shumë të rëndësishme për të stabilizuar disponimin tuaj, me anë të lirimit të një sasie të nevojshme të glukozës e cila nuk është e dëmshme për organizmin tuaj. Këto produkte në përgjithësi rritin nivelin e sasisë së seratoninës.

Vezë – Vezët përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteina dhe të gjitha llojet e rëndësishme të vitaminës B. Të gjitha këto kontribuojnë në funksionin e rregullt të trurit dhe e mbrojnë atë nga depresioni. Studimet tregojnë që mungesa e vitaminës B rezulton në zvogëlim të prodhimit të këtyre hormoneve. Ushqyerja me produkte që nuk përmbajnë vitaminë B rrit rrezikun për depresion.

Salmon, sardinje dhe lloje të tjera të peshkut – Peshku përmban Omega -3, që shumë e rëndësishme për funksionimin normal të trurit. Ushqimet e detit gjithashtu janë shumë të pasura me zink, i cili është një komponent i rëndësishëm për funksionimin sa më të mirë të trurit.

Probiotikët – jane disa baktere të mira për organizmin e njeriut. Ato gjenden në produktet e qumështit, djath, jogurt, kos dhe produkte të tjera. Ekzistojnë edhe Prebiotikët, që janë një kompleks i karbohidrateve dhe gjenden zakonisht në banane, qepë dhe asparagus.